Politike

Rama: Objektivi ynë minimal, 78 mandate! Unë do të jem në kufirin e Durrësit, në krye të listës, gratë, të rinjtë dhe

8 Mars 2021, 17:38 Nga DOSJA
Rama: Objektivi ynë minimal, 78 mandate! Unë do të jem në

TIRANË– Edi Rama i surprizoi të gjithë në orët e fundit të skadimit të afatit për dorëzimin e listave për kandidatët e 25 prillit 2021. Edi Rama prezantoi pasditen e të hënës, në oborrin e Partisë Socialiste, ku heshtjen e varrit që kishte pllakosur ditën e sotme, e prishi shiu, këmbanat e kishës dhe kamerat e ndezura. “Objektivi ynë minimal është 78 mandate”, tha Rama, ndërsa nuk u kursye në numra. “88 mandate janë objektivi ynë maksimal”, u shpreh ai.


Përpara projektorit me sloganin e Partisë Socialiste për këtë fushatë “Shqipëria, e ardhmja jonë”, “#s’kakohëpërpushim”, Rama prezantoi një nga një të gjithë drejtuesit e listave ku mbizotëronin gratë dhe të rinjtë.

Vetë, kryeministri u shpreh se i duket pa kuptim që të vendosë veten të parin në listë, pasi ai vend u takon të rinjve dhe grave.

Të gjithë emrat e prezantuar, siç tha edhe vetë kryeministri janë zgjedhur nga drejtuesit politikë të qarqeve. Ai shtoi se vetë është njohur vetëm dje dhe sot me draftin, ndërkohë që ka ndihmuar me disa propozime, shumë prej të cilave kanë qenë drejtuesit politikë, ata që ia kanë rrëzuar, me argumente bindëse.

Kryeministri nuk harroi të falenderonte edhe njëherë dy të larguarat nga Partia Socialiste, Vasilika Hysin dhe Eglentina Gjermenin, që siç tha vetë “u larguan me një klas të lartë.”

Rama komentoi edhe largimet. Kryeministri tha se skuadrën e shohin të tjerët nga jashtë, por edhe ata brenda. “Skuadra shihet në dhomën e zhveshjes, në pankinë. Jo kur merr topin e do të shënojë vetë gol”.
Me ironi shtoi se “në Partinë Socialiste ka një kohë që mund të marrësh dhe një kohë që duhet të japësh”.

I pyetur për refuzimin e kryebashkiakut Dritan Leli të cili iu propozua tërheqja nga Bashkia për të kandiduar për deputet, Rama tha se si me të, si pa të, puna e skuadrës do të vazhdojë. Për faktin se ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati do të mbetet jashtë listave, Rama nuk preferoi të japë komente konkrete. I pyetur për këtë çështje, duke shtuar se Bushatin e ka cilësuar një ‘yll’, Rama se ‘ylli’ është vetëm skuadra.

I pyetur nga gazetari Muhamed Veliu, Kryeministri Edi Rama tregoi se avantazhi i Partisë Socialiste në këto zgjedhje është fakti se janë më të përgatitur se kundërshtari.

Objektivat e Partisë Socialiste për çdo qark:

Shkodër: Baza 4, maksimalja 5

Kukës: Baza2, maksimalja 3

Durrës: Baza 8, maskimalja 9.

Tiranë: Baza 19, maksimal 20.

Elbasn: Baza 8, maksimalja 9

Fier: Baza 10, maksimalja 11

Berat: Baza 5, maksimalja 6

Korçë: Baza 6, maksimalja 7

Vlorë: Baza 8, maksimalja 9

Gjirokastër: Baza 2, maksimalja 3

Drejtueset e listave për çdo qark:

1.Edona Bilali, Shkodër (pedagoge)

2.Pranvera Resulaj, Vlorë

3.Greta Duraku, Kukës

4.Eni Zake, Korçë

5.Lavdrim Krashi, Dibër

6.Hatixhe Konomi, Berat

7.Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Tiranë

8.Erion Braçe, Fier.

9.Evis Kushi, Elbasan.

10.Mirela Kumbaro, Gjirokastër.

11.Lindita Nikolla, Lezhë.

12.Milva Ikonomi, Durrës.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama listat e ps edi rama listat e ps

Sondazh

Poll