Politike

Dritan Leli nuk pranoi të japë dorëheqjen nga kryesimi i Bashkisë/ Rama: Me të, ose pa të, skuadra do të vazhdojë punën

8 Mars 2021, 18:20 Nga DOSJA
Dritan Leli nuk pranoi të japë dorëheqjen nga kryesimi i

TIRANË– I pyetur sot, se çfarë kërkese apo propozimi të ri i ka bërë Dritan Lelit, Rama gjatë prezantimit të listës së emrave për kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit,  tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

Sipas Ramës, skuadra e PS në Vlorë do realizojë objektivin bazë për 8 mandate dhe do i afrohet maksimalit për 9 mandate. Ai ka thënë ndër të tjera, se edhe pa Lelin, puna do të vazhdojë. 

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”– tha Rama

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll