Politike

Lënia jashtë liste e Ditmir Bushatit, Rama: Ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë, ishte ministër yll

8 Mars 2021, 18:37 Nga DOSJA
Lënia jashtë liste e Ditmir Bushatit, Rama: Ka një kohë

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama, i pyetur se pse e ka lënë jashtë liste ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushatin për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, tha se ka një kohë për për të marrë dhe një kohë për të dhënë.

Rama,  në një deklaratë për mediat, ku prezantoi emrat kryesues të kandidatëve për deputetë në qarqe, tha se në këtë betejë ylli është skuadra e Partisë Socialiste dhe se kush ka dhënë më shumë, do të marrë më shumë dhe e anasjelltas.

Rama: Në këtë betejë ‘Ylli’ është skuadra dhe unë flas për skuadrën, jo për individë.

Ju vetë e keni cilësuar si ministër yll?

Rama: Patjetër patjetër, po skuadra e PS është shumë më tepër sesa skuadra e deputetëve. Besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë edhe më shumë. Ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”- theksoi ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll