Politike

Shi dhe tringëllima këmbanash…Rama bëhet i ndjeshëm me gazetarët, i kujtohet poezia e Kadare: Ca pika shiu ranë mbi qelq

8 Mars 2021, 18:56 Nga DOSJA
Shi dhe tringëllima këmbanash…Rama bëhet i ndjeshëm

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar listën me 12 emra që do të udhëheqin skuadrat e socialistëve në qarqet e vendit. Pas fjalimit të gjatë para gazetarëve, Rama duket se ka qenë në humor të mirë, aq sa për të bërë edhe batuta. 

Këmbanat e kishës pranë godinës së Partisë Socialiste dhe shiu, kanë “çliruar” poezinë nga numri një i qeverisë, aq sa ka ndalur disa çaste dhe ka recituar disa vargje. Poezia “Mall” iu duk më e përshtatshmja për të përshëndetur gjithë të pranishmit. Ndërsa me rastin e festës së 8 marsit, u lejoi gazetarëve edhe një pyetje ekstra nga sa kishte parashikuar. 


“Faleminderit. Ca pika shiu po bien në qelq dhe për pyetjet tuaja më mori malli. Mund të më bëni dy pyetje, mund të rrini edhe brenda po kohë pandemie. Kishim dy pyetje, po meqë ështe 8 marsi po e lëmë edhe një të tretë,”-tha Rama në fjalën e tij.

Shiun dhe ‘bekimin’ e këmbanave, duket se Rama i ka marrë për ogur të mirë. Epo mbetet për t’u parë më 26 prill…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ismail kadare edi rama ismail kadare

Sondazh

Poll