Art&Argëtim

Makina i ndaloi pranë, e qëlluan disa herë me armë në 3 të mëngjesit! Reperi amerikan ndërron jetë në moshën 33-vjeç

8 Mars 2021, 06:29 Nga DOSJA
Makina i ndaloi pranë, e qëlluan disa herë me armë në 3

SHBA– Reperi Corey Detiege, i njohur si Chucky Trill ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pasi u qëllua për vdekje nga një person i paidentifikuar.

Ai po udhëtonte për në Georgia, ku një makinë ndaloi pranë tij dhe qëlloi me armë zjarri drejt reperit në orën 3 të mëngjesit. Chucky Trill do të merrte pjesë në një event virtual në Atlanta ka konfirmuar menaxheri i të ndjerit.

Ai u dërgua me urgjencë në një spital në Atalanta, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë mëngjesin e së premtes.

Ende mbetet e paqartë arsyeja përse i mori jetën, por policia po vijon hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chucky trill chucky trill

Sondazh

Poll