Aktualitet

Thellimi i basenit në portin e Durrësit, Agron Tare: Projekti do të realizohet brenda vitit

9 Maj 2019, 13:17 Nga DOSJA
Thellimi i basenit në portin e Durrësit, Agron Tare: Projekti do

DURRËS- Brenda vitit 2019 do të realizohet thellimi i Portit të  Durrësit, i cili do mundësojë përpunimin e anijeve me tonazh të lartë. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.

Ky projekt do të mundësonte futjen në Portin e Durrësit të anijeve të një madhësie prej 20,000 DWT apo 1000 TEU si dhe ankorimin e tyre në anë të kalatave të portit.

Kërkesa për thellimin e Portit të Durrësit ka kohë që bëhet edhe nga grupet e biznesit e lidhur me eksportuesit të cilët përdorin këtë port për të dërguar jashtë Shqipërisë produktet e tyre siç janë bizneset e çimentos apo metaleve.

Sipas të njëjtave biznese kjo i kufizon ata për të hyrë në tregje të mëdha dhe fitimprurës siç janë Afrika Perëndimore apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria ka avantazh në raport me fqinjët sa i përket pozicionimit strategjik që ka Porti i Durrësit, si porti më i madh në vend, i cili realizon  78%  e tregtisë detare në nivel kombëtar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tare porti i durresit thellimi i portit te durresit agron tare porti i durresit thellimi i portit te durresit

Sondazh

Poll