Politike

LISTAT/ Mbyllet procesi edhe në PD, Lulzim Basha pritet të prezantojë kandidatët pas mbledhjes së Kryesisë

8 Mars 2021, 09:44 Nga DOSJA
LISTAT/ Mbyllet procesi edhe në PD, Lulzim Basha pritet të

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli në fundjavë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë, emra që do të jenë pjesë e garës për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Basha ka pritur në zyrën e tij në PD gjatë javës që shkoi të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve por edhe të degëve, me të cilët u diskutuan emrat që do të jenë pjesë e listës.

Rregullorja e Partisë Demokratike saksionon se kryesia vendos për listat sipas parimit, një anëtar, një votë. “Kryesia e PDSH-së vendos për: kandidatët për deputetë, pas konsultimit me anëtarësinë e plotë të PDSH sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Lista e kandidatëve për deputetë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar”, thuhet në nenin 53 të statutit të Partisë Demokratike.

Por çfarë pritet të ndodhë sot?

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të thërrasë sot pasdite Kryesinë e Partisë Demokratike me të cilët do të diskutojë listën e kandidatëve për deputetë. Mbledhja do të zhvillohet fizikisht me 28 anëtarët e kryesisë, ndërsa në një mbledhje online, Basha do të diskutojë me 343 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Pas këtij procesi, pritet prezantimi i kandidatëve në një ceremoni të veçantë. 

Lajmi kryesor: Zgjedhjet e 25 prillit! Sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë e mëdha bëjnë llogaritjet e fundit

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike listat e pd lulzim basha listat e pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 08:20

TIRANË- Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka dorëzuar e para listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë vetë Topall...