Politike

Debati në KUVEND! Ministrja Margariti përplaset me deputetin për filmat e komunizimit: Nuk censurojmë, ato vlerësohen nga p

8 Mars 2021, 09:31 Nga DOSJA
Debati në KUVEND! Ministrja Margariti përplaset me deputetin për

TIRANË– Deputeti Artur Roshi është përballur në Kuvend me ministren e Kulturës, Elva Margariti lidhur me punët artistike të bërë para viteve ’90. Ministrja ka sqaruar edhe njëherë përse nuk do të censurohen prodhimet kinematografike dhe jo vetëm, duke shtuar se selektimin e tyre do ta bëjë vetëm publiku dhe jo institucioni që ajo përfaqëson. 

PJESË NGA DEBATI: 

Roshi: Ka ardhur koha të heqim kohë nga eufemizmat e luftës që mbushën Shqipërinë me bunkere.

Elva Margariti: Nëse kërkesat tuaja vijnë në vazhdën e debatit për censurimin e filmave para viteve ’90. Ka vdekur koha e censurimit. Ato vlerësohen nga publiku. Është ai që bën vlerësimin. Ato janë krijimtari e skuadrave të mëdha, aktorë; kostumografë, piktorë. Jeni gati të dënoni punë e qindra personave? Nëse keni frikë nga brezi i ri që të infektohet nga propaganda. Ia them me bindje se janë aq të lexuar dhe nuk shushaten nga ajo ideologji. Krijimtaria e asaj kohë është produkt i dhunës së asaj kohe dhe vlen si dëshmi. 

Roshi: Shqipëria nuk është landfill që të mbajë dhe konservojë të gjithë plehrat që ka projektuar mendja diabolike e diktaturës që i ka etiketuar si art.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për aeroportin e Rinasit, interpelancë mes ministres së Kulturës dhe deputetit Roshi. Socialistët pranojnë dështimin e Vettingut në Polici

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 8 mars 2021 seance plenare 8 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 08:20

TIRANË- Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka dorëzuar e para listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë vetë Topall...