Politike

Rama: Në 1990 Shqipëria ishte si muzikë pa partiturë, sikur reformat të ishin bërë më parë do ishim më të pasur

8 Mars 2021, 09:13 Nga DOSJA
Rama: Në 1990 Shqipëria ishte si muzikë pa partiturë, sikur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, tha ditën e sotme se nëse reformat që janë bërë 7 vitet e fundit, para 27 vitesh, Shqipëria do të ishte më e pasur. Kjo deklaratë, u tha ditën e sotme në aktivitetin ‘Rruga drejt 25 prillit’, ku u prezantuan tre kandidatë për Dibrën, Elbasanin dhe Tiranën.


DEKLARATA:

Në këtë fazë ku kemi hyrë prej 3 dekadash, më shumë kemi ikur sesa jemi kthyer, dhe këtë fakt, asnjë qeveri dhe asnjë njeri nuk e ndryshon dot. Efekti i kundërti i atyre 25 viteve nuk kishte si të mos ishte ekstrem. Në këto tre dekada, kanë koinciduar në dallgët e një emigracioni të paparë të vendeve të botës. Niveli i jetesës ishte dhe është sot më i lartë, se në shkretëtirën që u la në gjysmën e Europës. Me kë mund të krahasohen shifrat e Shqiptarëve. Jo më kot, krahasuar me vetëveten, Shqipëria ka bërë progresin më të madh, sesa krejt vendet e tjera komuniste. Shqipëria i shkaktoi vetes dëme dhe vonesa. Në transformimin e pamundur të Shqipërisë, rolin kyc e pati emigracioni. Mendojeni vete se sa shumë kohë humbën duke vjedhur dritat, duke vjedhur ujin, duke lënë pas dore krejt shëndetësinë. Humbëm, shanse të mëdha për krejt një gjeneratë, që lindi në vitin 1990, si im bir i madhi. Atëherë kur Shqipëria ishte si një muzikë pa partiturë. Ata që hynin në rrugët e jetës, përpiqeshin të bënin surpriza. Sikur reformat që nisëm 7 vite më parë, të ishin nisur 27 vite më parë Shqipëria do ishte më e pasur.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 08:20

TIRANË- Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka dorëzuar e para listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë vetë Topall...