Politike

Prezantohen tre emigrantët që kandidojnë në listat e PS-së! Ironia për aleatët dhe koalicionin e Bashës, Rama: KÇK, men

8 Mars 2021, 09:04 Nga DOSJA
Prezantohen tre emigrantët që kandidojnë në listat e

TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme aktivitetin elektoral ‘Rruga drejt 25 prillit’, ku fokusi ishte emigracioni masiv i shqiptarëve. Rama prezantoi kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. I pari që u prezantua nga Rama ishte Lavdrim Krashi, shqiptari i cili jeton në Londër si dhe punonte atje në Bashki.

Më tej, Rama prezantoi dhe dy kandidate të tjera, Briseida Gjoza dhe Bora. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë janë dy emigrante nga Elbasani, që prej vitesh jetonin larg vendit. Kryeministri bëri me dije se Krashi do të jetë pjesë e listave për kandidat në Dibër, Bora në Tiranë dhe Briseida do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në Elbasan.


Rama etiketoi koalicionin e PD-së si ‘KÇK’ ndërsa shtoi se është program elektoral si menu dëshirash. Ai tha Lulzim Basha po lufton të kapë një humbje më e madhe se ajo e shkuara, ndërsa Monika synon të lidhë Lulin. Mirëpo, kreu i qeverisë nuk ndaloi me kaq. Ai ironizoi të gjithë aleatët e Bashës. Për Agron Dumën, tha se nuk ka nxjerrë asnjëherë nga garazhi partinë e tij, për Nard Ndokën që është një filozof me humor të zi, për Xhelal Mziun tha se është depututet që ka një kartvizitë tronditëse.

Në fund të aktivitetit elektoral, Rama tha se dita e sotme është përmbyllja e kapitullit të parë për të vijuar javës tjetër me kapitullin e dytë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 08:20

TIRANË- Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka dorëzuar e para listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë vetë Topall...