Politike

‘Krijojnë idenë se po të iki qeveria do të numërojnë paratë pa punuar me Monikën’/ Rama: Loja politike me shifrat e

8 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
‘Krijojnë idenë se po të iki qeveria do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha gjatë ditës së sotme në aktivitetin ‘Rruga drejt 25 prillit’. Kreu i qeverisë tha se janë krijuar lajme të rreme se nëse largohet qeveria do të vijnë të gjithë shqiptarët që janë larguar e se do të numërojnë paratë së bashku me Kryemadhin.


DEKLARATA:

Numrat e ikjeve këtu do kishin qënë sadoqoftë po të mos kishte pasur 1997, 1998. Falë lajmeve të rreme krijuan idenë se Gjermania kishte hapur rrugët dhe po priste të shkonim dhe ne. Sido që ta marrim këtë temë, loja politike me shifrat e emigracionit si baltë kundër qeverisë, për të krijuar idenë se po të iki kjo qeveri e poshtër, shqiptarët do të gjithë vijnë këtu, bashkë me Lulin, të flejnë gjumë dhe të numerojnë paratë pa punuar me Monikën… është neveri. Është sakëllditës fakti se në mjedin publik, debati për këtë temë nuk ka shkuar asnjëherë politikës së sherrit, që amplifikohet në klubet e natës mediatike. Edi Rama përzuri 1 milionë, erdhi Rama ikën 6 mijë. Cfarë do të thotë kjo? I vetëdijshëm se sidoqoftë, shumëcka nga kjo tablo do të ishte po kështu. Disa, shifra të thjeshta flasin vetë. Në 2008-2013 kemi më shumë të larguar, është dokument zyrtar. Ja dhe largimet në numra. Në 2008 kemi 100 mijë njerëz të larguar. Kemi një trend të qëndrueshëm me një ngritje dhe një stabilizim. Kemi dhe një shifër që flet shumë për një rikthim të rëndësishëm. Kjo e 30 viteve ka qënë fazë ikjesh dhe kthimesh. Norvegjia, ishte vendi më i varfër i Europës, vendi ku njerëzit vdisnin nga uria, literalisht, jo si këta që shkruajnë në Facebook se po vdesin për bukë. Se për bukë nuk kanë vdekur që nga koha e Skëndërbeut. Janë faza lënduese për cdo vend, e para të jemi të qartë, nuk janë të evitueshme nga forca të brendshme. Nuk janë vetëm të këqija, se vendet i kanë kaluar këto faza me mbështetjen ekonomike që kanë ardhur nga jashtë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 08:20

TIRANË- Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka dorëzuar e para listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë vetë Topall...