LVV-ja nesër në protestë, del në mbështetje të aktivistëve “Marshojmë s’festojmë”
7 Mars 2021, 20:32Nga DOSJA
KOSOVË-Këtë vit për 8 mars, aktivistët e Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” nën thirrjen “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”, do të protestojnë në Ditën Ndërkombëtare të Grave.
Ndërkohë, në mbështetje të tyre do të jetë dhe Lëvizja Vetëvendosje. Me anë të një postimi në Facebook, në faqen zyrtare, LVV-ja ka bërë të ditur se do jetë në mbështetje të kauzës së tyre.
“Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jemi në shesh përkrah aktivisteve të shoqërisë civile“, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
“Mbështetje marshit “Marshojmë s’festojmë” Më 8 mars aktiviste e aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” kanë organizuar një marsh protestues, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00. Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jemi në shesh përkrah aktivisteve e aktivistëve të shoqërisë civile. Mendësia patriarkale ende vazhdon ta mbajë gjallë femicidin, e kjo bën që shumë gra të privohen nga jeta. Prandaj edhe marshimi nën thirrjen “Kundër patriarkatit që vret” duhet të na bashkojë të gjithëve në shesh për drejtësi edhe barazi gjinore e shoqërore. Tashmë është dëshmuar se organizimi shoqëror për të jetësuar synimet tona për barazi e drejtësi është e vetmja alternativë. Andaj, si çdo ditë edhe në ditën ndërkombëtare të grave ne jemi në solidaritet të plotë me secilin organizim që kryefjalë e ka solidaritetin gjinor sepse jemi të ndërgjegjshëm që ky solidaritet është shpresa e vetme nëpërmjet së cilës arrihet te barazia, edhe gjinore. Ne i bëjmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, që duke i respektuar masat anti-Covid, të marshojmë kundër patriarkatit që vret, e për barazi,”-thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Marshi do të fillojë ditën e nesërme në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKUP-Policia në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme, ka bërë të mundur sekuestrimin gati 500 kilogramë marihunë. Sipas mediave maqedonase, janë kryer dy operacio...
KOSOVË-E bija e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e familjes, Besarta Jashari, ka shkuar një shkrim prekën në natën e zjarreve në Prekaz, ku...
BOTË-Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britania e Madhe kanë shpërndarë numrin më të lartë të dozave të vaksinave për frymë në mbarë botën.Sipas TheG...
SHBA-Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të Covid-19. Sipa...
GUINEJA–Qyteti i Bata është tronditur nga një seri shpërthimesh në një kazermë ushtarake. Sipas DailyMail, qindra njerëz janë plagosur dhe shumë mund të k...
AUSTRI- Mijëra njerëz kanë dalë në protestë në rrugët e Vjenës, ditën e sotme, për të protestuar kundër masave anti-Covid. Sipas mediave të huaja, në protestë k...
FRANCË– Deputeti dhe miliarderi francez, Olivier Dassault ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti ajror. Sipas mediave franceze, 69-vjeçari...