Serwer: Ambasada e Kosovës të mos vendoset në Jerusalem, Grenell një ‘budalla’, punoi kundër Kurtit
7 Mars 2021, 19:44Nga DOSJA
KOSOVË– Profesori amerikan i “John Hopkins University” dhe eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer është shprehur kundër vendimit që ambasada e Kosovës të vendoset në Jerusalem.
Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Serwer ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur “budalla”. Ndërkohë që e fajësoi edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke shtuar se qeveria e re nuk e ka për detyrim që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Washington.
“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka. Grenell nuk e pëlqen Kurtin sepse ai këmbënguli saktësisht në reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë, megjithëse ai gjithashtu tregoi një farë fleksibiliteti mbi tarifat. Grenell është një budalla. Ai punoi shumë për ta hequr Kurtin nga kryeministria herën e fundit. Kjo e ndihmoi Kurtin të arrijë një fitore të madhe. Kritikat nga çdo qeveri e huaj nuk janë të rëndësishme për vendimin që duhet ta marrë Kosova. Është shumë pozitive që Izraeli dhe Kosova po vendosin marrëdhënie diplomatike. Sa i përket ambasadës kjo i takon Kosovës, se ku dëshiron ta vendosë dhe se Kosova nuk duhet të nxitohet për të marrë një vendim,”– shprehet ai.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të Covid-19. Sipa...
GUINEJA–Qyteti i Bata është tronditur nga një seri shpërthimesh në një kazermë ushtarake. Sipas DailyMail, qindra njerëz janë plagosur dhe shumë mund të k...
AUSTRI- Mijëra njerëz kanë dalë në protestë në rrugët e Vjenës, ditën e sotme, për të protestuar kundër masave anti-Covid. Sipas mediave të huaja, në protestë k...
FRANCË– Deputeti dhe miliarderi francez, Olivier Dassault ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti ajror. Sipas mediave franceze, 69-vjeçari...
AUSTRALI-Autoritetet austriake kanë pezulluar vaksinimin me vaksinës anti-Covid, AstraZeneca. Sipas Reuters, vendi është marrë pasi po hetohet vdekja e një pers...
KOSOVË -Gratë po fitojnë përfaqësimin më të madh politik në Kosovë, duke rritur shpresat për më shumë barazi në një vend që ende jeton me shenjat e luftës ...