Bota

Aksioni i policisë në Maqedoninë e Veriut, sekuestrohen rreth 500 kg marihunë, arrestohen 3 persona, droga vinte nga Kosova

7 Mars 2021, 20:21 Nga DOSJA
Aksioni i policisë në Maqedoninë e Veriut, sekuestrohen rreth 500

SHKUP-Policia në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme, ka bërë të mundur sekuestrimin gati 500 kilogramë marihunë. Sipas mediave maqedonase, janë kryer dy operacione në jug të vendit ku është bërë e mundur arrestimi i tre personave dhe sekuestrimi i sasisë së drogës.

Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Toni Agelovski, i cili ka thënë se janë droga është gjetur në një pikë kufitare me Greqinë. Mësohet se ajo ajo ishte e prodhuar në Kosovë dhe do të transportohej përmes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për në tregun e zi në Turqi.

Pesha e saktë nuk është përcaktuar ende sepse matja dhe ekspertiza e barnave të sekuestruara është akoma në progres në Departamentin e Ekzaminimeve dhe Ekspertizave Teknike Forenzike.

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportimin e marihuanës nga Kosova përmes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë për në Turqi, dhe deri më tani janë kapur (matur) 424 kilogram marijuanë dhe një person është arrestuar. Marihuana e sekuestruar në tregun e drogës në Turqi vlerësohet të arrijë një çmim prej mbi një milion euro,”ka thënë ai. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kapet drog ne maqedoni kapet drog ne maqedoni

Sondazh

Poll