Bota

VIDEO/ Shpërthen një kazermë ushtarake në Guineja, plagosen qindra persona

7 Mars 2021, 19:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Shpërthen një kazermë ushtarake në Guineja, plagosen

GUINEJAQyteti i Bata është tronditur nga një seri shpërthimesh në një kazermë ushtarake. Sipas DailyMail, qindra njerëz janë plagosur dhe shumë mund të kenë vdekur, pas një seri shpërthimesh në qytetin Bata në Guinea Ekuatoriale.

Ministria e shëndetësisë e vendit tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte i panjohur, por njoftoi se 300 njerëz ishin plagosur nga shpërthimet. Po ashtu, ministria bëri thirrje për dhurime të gjakut.

Shkaku i shpërthimeve është i panjohur, por ministria e shëndetësisë tha se shpërthimet kishin ndodhur në një bazë ushtarake në lagjen Mondong Nkuantoma de Bata të qytetit.

Pamje nga ngjarja: 

Más imágenes de las explosiones de las inmediaciones de las Viviendas sociales del popular Barrio de Mondon, Nkoantoma, #Bata

Fuentes no oficiales indican que ,”un contenedor convertido en polvorín se ha calentado en exceso por la quema de la maleza en las proximidades” pic.twitter.com/zVhjeOmQ2J

— Radio Macuto (@radiomacutonet) March 7, 2021


Televizioni lokal tregoi grupe njerëzish që tërhiqnin trupa nën grumbujt e rrënojave. Spitalet në vendin e Afrikës Qendrore thuhet se janë të mbingarkuar dhe pamjet në media tregojë kamionë të mbushur me të mbijetuar, shumë prej të cilëve ishin fëmijë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthim ne guineja shperthim ne guineja

Sondazh

Poll