Bota

Aksident ajror! Vdes deputeti francez Olivier Dassault, presidenti Macron: Humbje e madhe për vendin

7 Mars 2021, 19:06 Nga DOSJA
Aksident ajror! Vdes deputeti francez Olivier Dassault, presidenti Macron:

FRANCË– Deputeti dhe miliarderi francez, Olivier Dassault ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti ajror. Sipas mediave franceze, 69-vjeçari ndërroi jetë në Calavdos në Normandi, ndërsa ngushëllimet për vdekjen e tij i ka shprehur edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, zyrtar i zgjedhur lokal, komandant rezervë në forcën ajrore: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri në vendin tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe. Mendimet e mia shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij,“-shkruan presidenti.

Sipas Forbes Magazine, pasuria e Dassault kapte vlerën e rreth 5 miliardë euro. Perandoria e biznesit u themelua nga gjyshi i tij Marcel, një inxhinier aeronautik dhe shpikës i famshëm i cili zhvilloi një helikë të përdorur në aeroplanët francezë gjatë Luftës së Parë Botërore. Dassault ishte djali i madh i industrialistit të ndjerë miliarder francez Serge Dassault dhe zotëron gazetën “Le Figaro”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota olivier dassault vdes olivier dassault olivier dassault vdes olivier dassault

Sondazh

Poll