Bota

Disa shtete në SHBA lehtësojnë masat anti-Covid/ Fauci: Ne po shkojmë në drejtimin e duhur, por izolimet duhet të zgjasin

7 Mars 2021, 19:38 Nga DOSJA
Disa shtete në SHBA lehtësojnë masat anti-Covid/ Fauci: Ne po

SHBA-Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të Covid-19. Sipas TheGuardian, deklarata e tij vjen pasi Texas dhe Misisipi kanë hequr kufizimet e maskave dhe kanë lehtësuar masat nëpër bare dhe restorante.

“Ne po shkojmë në drejtimin e duhur, por duhet vetëm të qëndrojmë pak më gjatë,“-ka thënë ai.

Shtetet po lehtësojnë kufizimet pas një rënie të rasteve, megjithëse kjo rënie ka filluar të rritet në një shkallë të lartë prej 60,000 deri në 70,000 infeksione në ditë.

Që prej fillimit të pandemisë në SHBA janë shënuar 29,656,182 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 537,214 pacientë.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci covid 19 ne shba kornavirusi ne shba anthony fauci covid 19 ne shba kornavirusi ne shba

Sondazh

Poll