Bota

Dita e tretë e vizitës së Papa Françeskut në Irak, viziton rajonet që më parë u mbajtën nga ISIS

7 Mars 2021, 15:21 Nga DOSJA
Dita e tretë e vizitës së Papa Françeskut në Irak,

IRAK-Papa Françesku, në ditën e tij të tretë të vizitës në Irak është duke vizituar pjesën veriore që është mbajtur nga anëtar të shtetit Islamik(ISIS).  Sipas BBC, të krishterët ishin midis atyre që ishin në shënjestër nga ISIS kur pushtuan rajonin në 2014, duke kryer abuzime të të drejtave të njeriut.

Mësohet se Papa, u lut mes kishave të shkatërruara në Mosul, ish-fortesa e IS, përpara se të takonte të krishterët në Qaraqosh. Ai po mban meshën në një stadium, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz, pavarësisht pandemisë.

Në Irak që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 726,000 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 13,500 persona.  Udhëheqësi 84-vjeçar i Kishës Katolike, Papa Françesku dhe shoqëruesit e tij janë vaksinuar të gjithë, por Iraku mori vetëm grupin e parë të dozave javën e kaluar.

Papa Françesku, ka filluar udhëtimin e tij katër ditor, ditën e premte. Ky është udhëtimi i tij i parë që prej fillimit të pandemisë. Qëllimi i vizitës së tij është mbështetja për popullin e krishterë dhe të nxitja e dialogut ndërfetar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa francesku vizit ne irak papa francesku vizit ne irak

Sondazh

Poll