Bota

Kryeministri i Malit të Zi, Krivokapiç komenton vendimin për njohjen e Kosovës: Nëse do kisha qenë në qeveri në atë per

7 Mars 2021, 14:44 Nga DOSJA
Kryeministri i Malit të Zi, Krivokapiç komenton vendimin për

MALI I ZI-Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka folur për çështjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Krivokapiç është shprehur se  në rast se ai do të ishte kryeministër në kohën kur u ra dakord që Mali i Zi ta njihte pavarësinë e Kosovës, ai nuk do e kishte bërë.

“Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë se pa marrë parasysh çfarë marrëveshje është në fund të Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të isha Kryeministri i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord me të. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri edhe para kësaj qeverie ”, shprehet Krivokapi.

Gjithashtu, ai ka thënë se do të bënte gjithçka për ta tërhequr vendimin për njohjen e  Kosovës.

“DPS do të bënte gjithçka për të ri-formuar qeverinë dhe për të marrë përsëri të njëjtin vendim për Kosovën. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira,” tha Krivokapic.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mali i zi njohja e pavarsis se kosoves nga mali i zi zdravko krivokapić mali i zi njohja e pavarsis se kosoves nga mali i zi zdravko krivokapić

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 13:04

HOLANDE- Adhuruesve të muzikës dance në Amsterdam iu ofrua një lehtësim i shkurtër nga bllokimi të Shtunën, pasi ata u lejuan të zhvillojnë shfaqjen e tyre të p...