Bota

Donald Trump do të vizitojë Nju Jorkun për herë të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë

7 Mars 2021, 14:54 Nga DOSJA
Donald Trump do të vizitojë Nju Jorkun për herë të

SHBA– Sipas raporteve të shumta, ish-presidenti Donald Trump, mund të vizitojë New York City për herë parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Ish-presidenti lindi në Queens dhe u bë i njohur në Manhattan, por ndryshoi vendbanimin e tij kryesor në Florida në 2019 dhe ka qenë në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach që nga largimi nga Uashingtoni në 20 Janar.

Sipas The Guardian, pasi raportet për një vizitë në Nju Jork u përhapën të Shtunën,  policia po përgatitej për të rritur sigurinë rreth Trump Tower në Fifth Avenue në mes të qytetit Manhattan për të evituar ndonjë rrëmujë apo protestë të mundshme.

Shtëpia e Trump në Nju Jork ishte objekt i protestave dhe një pranie të madhe policie nga fillimi i kandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë në verën e vitit 2015 deri në fund të mandatit të tij në detyrë pas sulmit të ashpër të 6 janarit në Kapitol.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 13:04

HOLANDE- Adhuruesve të muzikës dance në Amsterdam iu ofrua një lehtësim i shkurtër nga bllokimi të Shtunën, pasi ata u lejuan të zhvillojnë shfaqjen e tyre të p...