Bota

Vaksinimi në komunat me shumicë serbe në Kosovë/ Autoritete: Shifra e personave që kanë aplikuar është tri herë më e l

7 Mars 2021, 14:19 Nga DOSJA
Vaksinimi në komunat me shumicë serbe në Kosovë/ Autoritete:

KOSOVË- Shifra e personave nga komuna me shumicë serbe në Kosovë që kanë aplikuar për të marrë vaksinës anti-Covid, është tri herë më e lartë se një javë më parë.

Sipas Gazeta Express, zyra e Kosovës në qeverisë serbe, ka bërë të ditur se vetëm për këtë javë kanë aplikuar gati 1,700 persona. Po ashtu ndër të tjera thuhet se qeveria ka siguruar sasi të mjaftueshme për të gjithë.

“Duke qenë se situata epidemiologjike me virusin corona është gjithashtu e ndërlikuar në komunitetet serbe në provincë, fakti që një numër i madh i qytetarëve aplikuan për imunizim në javët e fundit është veçanërisht inkurajues”, thanë nga kjo zyrë.Kjo zyrë thotë se 1,400 qytetarë do të marrin dozën e dytë të vaksinës këtë të mërkurë dhe të enjte. Ata kujtuan se për ata që duan të vaksinohen, transporti është falas. Qeveria e Serbisë ka siguruar një sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë,”-thuhet në njoftim. 

Personat nga komunat me shumicë serbe, do të  vaksinohen të martën dhe të mërkurën në tre pika të ndara, në Rashkë, Kurshumlijë dhe Bujanovc. Deri më tani, janë vaksinuar më shumë se 10,500 qytetarë nga komunitetet serbe në Kosovë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi i serbeve ne kosove vaksinimi i serbeve ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 13:04

HOLANDE- Adhuruesve të muzikës dance në Amsterdam iu ofrua një lehtësim i shkurtër nga bllokimi të Shtunën, pasi ata u lejuan të zhvillojnë shfaqjen e tyre të p...