Zyrtari i LDK-së thirrje PZAP-së: Të rinumërohen votat me kusht, të diasporës dhe kutitë ku dyshohet për manipulim
7 Mars 2021, 14:31Nga DOSJA
KOSOVË-Kandidati për deputet nga LDK-ja, Faton Bislimi i ka bërë thirrje Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-së ), që të dërgojë për rinumërim, votat me kusht ato të diasporës dhe secilën kuti që ka dyshim për manipulim.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në rast se nuk bëhet diçka e tillë, demokracia po fundoset.
“Më 4 mars, unë kam fol për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprometon skajsmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prek edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do të duhej PZAP të bënte sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Përndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për…
Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve, LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publik...
KOSOVË- Shifra e personave nga komuna me shumicë serbe në Kosovë që kanë aplikuar për të marrë vaksinës anti-Covid, është tri herë më e lartë se një javë m...
KOSOVË-Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidenten në detyrë Vjosa Osmani dhe deputetët Glauk Konjufcën, Donika...
ANGLI– Mbretëresha Elizabeth do të ‘injorojë’ intervistën ekskluzive të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan për Oprah Winfrey. Obor...
Bota 7 Mars 2021, 13:04
HOLANDE- Adhuruesve të muzikës dance në Amsterdam iu ofrua një lehtësim i shkurtër nga bllokimi të Shtunën, pasi ata u lejuan të zhvillojnë shfaqjen e tyre të p...
KINË– Eksportet e Kinës u rritën me 60.6% në janar-shkurt nga një vit më parë dhe importet u rritën 22.2%, më shpejt sesa pritej nga nivelet e ulëta ...
BRITANI– Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka ftuar persona të moshës 56 deri 59 vjeç në Angli për të marrë vaksinën anti-Covid-19 në javën e ardhshme.“Ftesa...
IZRAEL– Izraeli pothuajse ka dalë nga masat e rrepta anti-covid deklaroi sot kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është në kulmin e fushatës për zgjedh...