Bota

Albin Kurti flet për krijimin e qeverisë së re: Do ndodh sa më shpejt, të vetmet kufizime janë ato në aspektin proceduria

7 Mars 2021, 14:09 Nga DOSJA
Albin Kurti flet për krijimin e qeverisë së re: Do ndodh sa

KOSOVË-Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidenten në detyrë Vjosa Osmani dhe deputetët Glauk Konjufcën, Donika Gërvallën dhe Saranda Bogujevcin.

Sipas Gazeta Express, pas takimit Kurti ka deklaruar se kanë biseduar për procesin zgjedhor dhe për kohën e formimin të institucioneve.  Ai ka thënë se gjithçka do eci shumë shpejt të vetmet kufizime janë në aspektet proceduraiale.

“Sot u takuam (në këtë lokal)  mëqenëse është e diel dhe në Kuvend të Kosovës nuk deshëm që t’i nxjerrim jashtë orarit kamarierët. Biseduam për procesin zgjedhor, biseduam për orarin drejt konstituimit të institucioneve. Ishim bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe tashmë, deputeten e ardhshme, Donika Gërvalla dhe ishte një takim i këndshëm, i së dielës paradite. Urime Dita e Mësuesi. Gjithçka do të shkojë, sa më shpejt që të mundet nga ana jonë. Të vetmet kufizime janë ato që kanë të bëjnë me aspektin procedurial,”-ka thënë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, bashkë me iniciativën e Vjosa Osmanit, kanë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit. LVV-ja ka marrë  49.95 % të votave, e ka siguruar 58 deputet në Kuvendin e Kosovës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 13:04

HOLANDE- Adhuruesve të muzikës dance në Amsterdam iu ofrua një lehtësim i shkurtër nga bllokimi të Shtunën, pasi ata u lejuan të zhvillojnë shfaqjen e tyre të p...