Politike

Presidenti Meta nga Korça: Zgjedhjet e  25-prillit, test për Integrimin! Do e kalojmë me hir ose me pahir… të fusim në K

7 Mars 2021, 11:17 Nga DOSJA
Presidenti Meta nga Korça: Zgjedhjet e  25-prillit, test për

TIRANE- Presidenti Ilir Meta i quan zgjedhjet e 25 prillit “test madhor për integrimin”. Meta tha se ky test do të kalohet me hir ose me pahir ndërsa iu bëri thirrje partive që të ofrojnë tek qytetarët kandidatë të pastër dhe të denjë për të qenë në Kuvend.

“Të fusim sa më shumë pedagoge dhe pedagogë, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm. Jo se kam ndonjë gjë me biznesmenët por është e rëndësishme që të kemi njerëz me integritet që interesin publik e kanë të parin. E gjithë shoqëria të përfaqësohet ashtu siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Është moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë pasi zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kryekusht për integrimin. Është një test madhor që jam i sigurt që do ta kalojmë me hir apo me pahir”, tha Meta nga Korça ku ndodhet në një vizitë këtë të diel. 

Presidenti u pyet nga gazetarët edhe për mundësinë që kanë të infektuarit me COVID19 për të votuar dhe sërish këmbënguli se duhet gjetur mundësia që ata të votojnë më 25 prill. “E drejta kushtetuese për të votuar prevalon mbi çdo pengesë dhe vështirësie. Të gjejmë rrugën më praktike e cila edhe ruan shëndetin por edhe nuk privon asnjë qytetar të shprehë vullnetin e tij”, tha Meta.

Kreu i shtetit u pyet nga gazetarët edhe për lëvizjen pa truproja dhe u shpreh se: Nuk kam nevojë për asnjë shoqërues përveç shoferit pasi kuptohet që Presidenti edhe kur udhëton është i detyruar të punojë dhe s’mund të drejtojë makinën. Nëse do t’i jepja nuk do të isha në funksion të detyrës dhe do të më duhej të isha një person i përgjegjshëm dhe jo të shkaktoj eksidente.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e 25 prillit 2021 ilir meta zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll