Politike

“Roli dhe figura e mësuesit janë themelore”/ Meta nga Korça: Mirënjohje e thellë për të gjithë arsimtarët, meritojn

7 Mars 2021, 10:29 Nga DOSJA
“Roli dhe figura e mësuesit janë themelore”/ Meta nga

KORÇË-Presidenti Ilir Meta, sot në Korç ka zhvilluar një ceremoni vlerësimi për të gjithë mësuesit, me rastin e “7 Marsit”.

Në fjalën e tij, Meta shprehu vlerësime të larta për figurën e mësuesit, duke shtuar se këto të fundit punojnë për të ardhmen e ndritur të fëmijëve.

Më tej kreu i shtetit tha se “roli dhe figura e mësuesit janë themelore”, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur. Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve. Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale. Duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë, e edukuar më së miri nga mësuesit tanë, ta ndërtojë këtu të ardhmen”, u shpreh Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 7 marsi ilir meta ne korce 7 marsi ilir meta ne korce

Sondazh

Poll