Politike

“Ëndrra që më le pa gjumë”, Rama: Vaksinimi masiv fare pranë, synojmë të arrihet një sezon turistik i hapur dhe pa r

7 Mars 2021, 09:42 Nga DOSJA
“Ëndrra që më le pa gjumë”, Rama: Vaksinimi

LEZHË– Kryeministri Edi Rama, ka thënë se ëndrra që e lë pa gjumë është procesi i vaksinimit dhe sigurimi i dozave të vaksinës .

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qyetarët e Lezhës, kreu i qeverisë u shpreh se është e afërt dita ku të sigurohen sasi të mjaftueshme vaksinash, me qëllim vaksinimin masiv të popullatës. Ai tha se synohet që sezoni veror të jetë më i qetë se sa viti i kaluar dhe me më pak infektime.

“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill,., maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”, tha Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në lezhë edi rama në lezhë

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 06:47

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka komentuar emrat e rinjë që i janë bashkuar së fundmi Partisë Socialiste, ku në mesin e tyre është...