Rritja e pensioneve, Rama ironi ndaj PD-së: Do të thotë të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim prodhimin e djathit. S
7 Mars 2021, 10:32Nga DOSJA
LEZHË– Kryeministri Edi Rama, i pyetur se a do të ketë rritje të pensioneve kur të marrë mandatin e tretë, ka thënë nga Lezha se rritja e pensioneve duke ulur sigurimet shoqërore do të thotë të bësh një ‘Sude’.
Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarë të Lezhës, Rama ironizoi programin e PD-së, duke bërë një krahasim, duke thënë se e përkthyer në gjuhën e prodhuesit të bulmetit, do të thotë të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit.
“Këtë e ka programi i PD-së, që përkthyer në gjuhën e ‘Mrizit të Zanava’ do të thotë, do të ulim prodhimin e qumështit dhe do të rrisë prodhimin e djathit, pastaj do të ishte fabrikë sapuni. Si mund të ulësh sigurimet shoqërore dhe të rritësh pensionet. Idealja është çka shoqëria paguan sot, për të paguar pensionet të mos jetë në hendek për të mbushur një hendek që është më i madh se sa paguajnë njerëzit sot për të marrë pensionet nesër. Ne kemi bërë Reformën e pensioneve, një kategori është ajo që dilte para se në të bënin Reformën, nëse shikoni një mësues para Reformës, e ka pensionin më të ulët se ai që ka dalë pas Reformës. Pensioni para Reformës ishte ti le të kesh punuar 40 vjet do ta marrë pension njëlloj si dikush që ka punuar 20 vjet, ne e hoqëm tavanin dhe e kemi bërë pensionin në bazë të sigurimeve. Brezi juaj e llogarit pensionin e vet në bazë të sigurimeve shoqërore. Të thuash të ul sigurimet dhe të rris pensionet dhe do të thotë që të marrësh para nga taksat dhe do të ulesh investime dhe do ti lesh pa pension pastaj. Të financosh pension, pa u bazuar tek sigurimet do të thotë të bësh Sude. Zbraz këtu për të mbushur atje vjen një moment kur atje shtohet nevoja, dhe pastaj nuk ke më. Jemi në qeveri do të rrimë në qeveri.”- tha Rama.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, ku dhe ka folur për përmbytjet që përfshijnë çdo vit kë...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama foli për procesin e rindërtimit, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Lezhë.I pyetur nga një qyetare e prekur nga tërmeti i...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka thënë se kur të vijë në qeveri do të rrisë pagën minimale, nga 300 mijë lekë në 400 mijë lekë të vjetra.Gjatë një bashkëb...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë më qytetarët e Lezhës, është ndalur edhe tek investimet e bëra në këtë zonë.Rama theksoi ...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama, ka thënë se ëndrra që e lë pa gjumë është procesi i vaksinimit dhe sigurimi i dozave të vaksinës .Gjatë një bashkëbised...
LEZHË– Kryeministri Rama ka folur në lidhje me aeroportin e Kukësit, ku dhe ka komentuar testimin që u bë disa ditë më parë, ku avionic nuk u ulë në ...
LEZHË- Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtuesja e politike e Partisë Socialiste për qytetin e Lezhës, tha se në 25 prill lezhjanët do të voto...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me mbështetës të Partisë Socialiste dhe ku vëmëndjen kryesore e pati rindërt...