Politike

“Gratë punojnë me shumë se burrat”/ Rama bën PREMTIMIN: Nëse marrë mandatin e tretë rroga minimale do të rritet, nga

7 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
“Gratë punojnë me shumë se burrat”/ Rama bën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka thënë se kur të vijë në qeveri do të rrisë pagën minimale, nga 300 mijë lekë në 400 mijë lekë të vjetra.

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët në Lezhë, ka thënë se do të rrisë pagën minimale duke shtuar se këtë hap nuk do ta shoh si rrezik për investitorët e huaj.

“300 mijë lekë paga minimale është shumë pak, në raport me nevojat e atyre njerëzve që punojnë realisht dhe rregullisht. Unë nuk e shoh të rrezikshme për investimet, sepse kjo do të shkojë gradualisht dhe paralelisht me rritjen e kapaciteteve produktive. Dikush që ka fëmijë për të rritur patjetër që vjen e punon me një pagë minimale. Ne do ta rrisim patjetër pagën minimale, por nuk e shoh si rrezik për ardhjen e investitorëve të huaj. Koha kur mjaftoheshim vetëm me investitorë të huaj duhet lënë pas. Koha kur vinin investitorë të huaj për të marrë në punë vajza të reja e nëna dhe i mbanin në punë përtej orarit e me pagë në të zezë, është kohë e shkuar. Nuk duhet të na tundojë ky lloj pozicioni. Ne nuk kemi pasur mundësi ta rrisim më shumë pagën minimale, por kemi krijuar mundësi në cdo hap ta rrisim nga pak dhe e kemi rritur. Ne duam që në mandatin e tretë ta rrisim më tutje. Ne nuk jemi një parti që pas 8 vjetësh në opozitë, në një proces ripërtëritje e riorganizimi kthehet për të marrë detyrën sic ishte para 8 vitesh. Ne jemi në një proces ripërtëritje dhe nuk mund të bëjmë një program elektoral tipik. Do ta çtaksojmë rrogën 400 mijë lekë në vitin 2022 ose 2023. Sot ne duam të kemi taksë zero mbi rrogën në 300 mijë lekë dhe këtë duam ta cojmë në 400 mijë lekë”, u shpreh ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në lezhë edi rama në lezhë

Sondazh

Poll