Bota

(VIDEO-PËRGJIMI) Skandal në Kosovë/ Burri i ministres Haradinaj-Stublla pagoi mijëra euro për ta nxjerrë deputete, komisio

6 Mars 2021, 20:22 Nga DOSJA
(VIDEO-PËRGJIMI) Skandal në Kosovë/ Burri i ministres

KOSOVË– Mediat kosovare Insajder ka publikuar një video, ku ka denoncuar bashkëshortin e deputetes Meliza Haradinaj-Stublla, Dardan Stublla. Sipas videos së publikuar nga Insajder, Dardan Stublla ka paguar me 6 mijë euro katër komisionerë në mënyrë që të plotësonin votat për të nxjerrë ministren në detyrë për Punët e Jashtme, si deputete.

Duke marrë paratë dhe porosi nga Dardan Stublla, komisionerët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla, në mënyrë që kjo e fundit të dalë deputete.

Videoja është filmuar nga një person i infiltruar. Ai u ka ofruar para komisionerëve shumë më tepër se sa Stublla, për të zbuluar të vërtetën dhe ka regjistruar gjithçka. Në regjistrim, një nga komisionerët, Arbër Krasniqi, ka dëshmuar se grupi i komisionerëve ka pasur marrëveshje me Dardan Stubllën që këtë manipulim votash ta bëjnë për gjashtë mijë euro. Por, ata kanë marrë vetëm katër mijë.

Jam paguar nga Dardan Stublla. Paratë i kemi pranuar me një qëllim të vetëm: manipulimin e votave në favor të kryediplomates në largim. Edhe komisionerët e tjerë të partisë i binden atij. Puna është që unë me ta u pata marrë vesh për 600 vota, 6,000 euro. Unë aty jam vetë i treti. Unë si numërues aty, edhe nja dy i kena mrena aty. IT janë ata, me kompjuter në sistem. Stublla s’doli njeri i fjalës. Këta u patën marr vesh qysh të kallëzova, 600 vota – 6,000 euro. 4,000 mijë i kanë jep, 2,000 janë mbet borxh. Kanë bo fjalë për qito 2,000 në fund. Tash, për qato dy mijë euro, u nal. Dështuam qaty. Qaty dështuam. Bash qysh po thu ti: ‘Jo i pari, jo pse, kur, tek?’”- rrëfen Krasniqi në video përgjim, teksa prezantohet si Arigon Beka, 24-vjeç, nga Podujeva.

Deri në mesnatën e së martës, Meliza Haradinaj-Stublla ndodhej jashtë tetëshes së kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetë, të cilët do të plotësonin tetë mandatet e fituara të partisë në legjislaturën e ardhshme. Në avantazh në raport me Stubllen ishte edhe Florentina Gjergjaj, e cila tashmë e ka akuzuar publikisht kryediplomaten për vjedhje votash dhe e ka dorëzuar një ankesë në PZAP.

Por, orë më vonë gjithçka ndryshoi dhe tashmë kuptohet përse. Meliza Haradinaj-Stublla dhe bashkëshorti i saj Dardani, ende nuk kanë dhënë asnjë koment mbi këtë çështje që po cilësohet skandaloze në Kosovë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dardan stublla melisa haradinaj stublla skandali me votat ne kosove dardan stublla melisa haradinaj stublla skandali me votat ne kosove

Sondazh

Poll