Bota

SHBA, Senati në debat për paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

6 Mars 2021, 16:54 Nga DOSJA
SHBA, Senati në debat për paketën e ndihmës 1.9 trilion

Senati amerikan i vazhdoi punimet mbrëmë gjatë gjithë natës për të avancuar paketën e ndihmës për koronavirusin të presidentit Joe Biden me një vlerë prej 1,9 trilionë dollarësh.

Seanca maratonë përfshinte më tepër se 12 votime për çështje të veçanta dhe shumë orë negociata me dyer të mbyllura.

Demokratët, që kanë kontrollin e senatit, por me një shumicë fare të vogël, ranë dakord të pakësojnë sasinë e ndihmës për miliona njerëzit që kanë humbur vendet e punës për shkak të krizës.

Nëse miratohet, kjo do të ishte paketa më e madhe stimuluese deri më sot. Ajo do t’u shtohej paketave të tjera, duke shënuar një rekord prej 6 trilion dollarësh të miratuara brenda një viti për të luftuar pandeminë dhe për të stabilizuar ekonominë amerikane.

Në Shtetet e Bashkuara pandemia ka shkaktuar më shumë se 521,000 vdekje dhe miliona vende pune të humbura.

Legjislacioni përfshin fonde për vaksinat dhe furnizimet mjekësore, ndihma për të papunët dhe asistencë emergjente për familjet, bizneset e vogla si dhe për qeveritë shtetërore dhe lokale. Sondazhet e opinioneve tregojnë se paketa gëzon mbështetje të gjerë publike.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota senati amerikan senati amerikan

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2021, 13:09

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat ...

Bota 6 Mars 2021, 12:29

Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

Të gjithë duhet të kenë të drejtë për një test të shpejtë falas në javë për Covid-19, që nga 8 marsi. Testet do të kryhen në qendrat komunale, por edhe nga mjek...