Bota

Trump urdhëron tre grupe republikane që të ndalojnë së përdoruri emrin e tij për të mbledhur të ardhura

6 Mars 2021, 18:01 Nga DOSJA
Trump urdhëron tre grupe republikane që të ndalojnë së

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump ka kërkuar që tre grupe republikane të ndalojnë së përdoruri emrin dhe ngjashmërinë e tij për të ndihmuar në mbledhjen e parave për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet e Kongresit në vitin 2022. Reuters shkruan se këtë lajm e ka bërë të ditur një nga këshilltarët e Trump, gjatë një interviste.

Avokatët e Trump ditën e djeshme kanë dërguar disa letra për heqjen dorë të mbledhjes së fondeve në emërë të Trump. Grupet që u janë dërguar letrat janë  Komiteti Kombëtar Republikan, Fushata Kombëtare e Kongresit Republikan dhe Fushata e Senatit Kombëtar Republikan.

Këshilltari i Trump tha se, ky i fundit është i shqetësuar dhe i acaruar për përdorimin e emrit për qëllime marketingu dhe përfitimi. Ai gjithashtu ka ndaluar këtë gjë për shkak se disa nga këta republikanë kishin mbështetur demokratët në gjyqin ëpr fajsimin e Trump nga senati.

Ndërkohë që Trump momentalisht është duke përdorur ‘Save America SuperPAC’ për të mbledhur para për të ndihmuar kandidatët e përzgjedhur nga Republikanët në zgjedhjet e Kongresit 2022, disa prej të cilëve pritet të sfidojnë republikanët, të cilët ish-presidenti do që t’i shoh të rrëzuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2021, 13:09

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat ...

Bota 6 Mars 2021, 12:29

Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

Të gjithë duhet të kenë të drejtë për një test të shpejtë falas në javë për Covid-19, që nga 8 marsi. Testet do të kryhen në qendrat komunale, por edhe nga mjek...