Bota

Mbesa e Al Capones kujton xhaxhanë: Ishte i frikshëm por jo përbindësh 

6 Mars 2021, 19:42 Nga DOSJA
Mbesa e Al Capones kujton xhaxhanë: Ishte i frikshëm por jo

SHBA- Mbesa e Al Capones, Deirdre Capone ka folur për xhaxhanë e saj. Në një intervistë për Mirror, Deidre ka treguar disa të dhëna mbi jetën e tij si dhe për të. Derdiee ka dhënë këtë intervistë për shkak të filmit mbi jetën e Al Caponës që do të dalë këtë javë në ‘Netflix’ dhe do të luhet nga aktori britanik, Tom Hardy. Ajo ka thënë se Al Capone ishte gangster në kohën e tij, por jo përbindësh, siç e konsideronin. Ajo tha se xhaxhai i saj nuk ka vrarë kurrë një person personalisht, por vrasje ka urdhëruar.

Ajo gjithashtu ka thënë se Al Capone ndihej i viktimizuar nga mediat si dhe prandaj mbante gjithmonë një kapele të bardhë. Deidre ka folur edhe për shenjën që ai kishte në fytyrë dhe nga si e mori atë.

“Kishte një shenjë në fytyrë, që ia bëri me thikë një djalë. Al Capone i kishte bërë një kompliment motrës së atij djalit dhe ai e goditi me thikë. E urrente atë shenjë dhe mundohej ta fshihte gjithmonë. Është e vështirë që të gjesh një foto të tijën ku nuk mundohet që ta fshehë. Ai donte që të kishte gjithçka perfekte. Duke qenë se media përherë ishte kundër tij dhe përpiqej që t’ia vinte fajin për gjithçka, ai mbante kapele të bardhë që t’i tregonte njerëzve se ishte njeri i mirë. Ndihej i viktimizuar. Nuk ka asnjë provë që ai të ketë vrarë vetë njerëz. A janë vrarë njerëz? Sigurisht që po. Ajo kohë e historisë amerikane ka qenë si Perëndimi i Egër. Nëse vidhje bagëtinë e dikujt ose i rrëmbeje gruan dikujt, e paguaje shtrenjtë. Në atë kohë, italianët ishin të fundit që merreshin në punë dhe të parët që pushoheshin nga puna,”tha ajo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota al capone deirdre capone al capone deirdre capone

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2021, 13:09

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat ...