Bota

Emërohet ambasadori i Kosovës në SHBA: Postin do e mbajë për një kohë të përkohshme Valdet Sadiku

6 Mars 2021, 17:30 Nga DOSJA
Emërohet ambasadori i Kosovës në SHBA: Postin do e mbajë

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka caktuar ambasadorin e radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas mbarimit të mandatit nga Vlora Çitaku, MJP-ja e Kosovës ka caktuar në këtë post Valdet Sadikun. Sadiku do e mbajë këtë post për një periudhë të përkohshme, në mënyrë që të mos lihej pa ambasador shteti më i rëndësishëm për Kosovën.

Sadiku është vendosur si ambasador i përkohshëm në SHBA, pasi nuk janë ndërruar qeverite ende në Kosovë dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla ka caktuar këtë në mënyrë që vendi mos të mbeste pa ambasador.

“Duke marrë në konsideratë rrethanat diplomatike në të cilat ndodhet Kosova dhe rëndësinë që ka për ne SHBA dhe duke marrë parasysh se ambasadorja Vlora Çitaku ka përfunduar mandatin e saj në DC, Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim të dërgojë ambasadorin Valdet Sadiku, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë, i përkohshëm në Washington, për të mos e lënë vakant pozitën e ambasadorit në vendin më të rëndësishëm për Kosovën”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Vlora Çitaku e mbaroi mandatin e saj si ambasadore e Kosovës në SHBA në datë 3 mars.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ambasadori i kosoves ne shba mjp valdet sadiku vlora citaku ambasadori i kosoves ne shba mjp valdet sadiku vlora citaku

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2021, 13:09

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat ...

Bota 6 Mars 2021, 12:29

Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

Të gjithë duhet të kenë të drejtë për një test të shpejtë falas në javë për Covid-19, që nga 8 marsi. Testet do të kryhen në qendrat komunale, por edhe nga mjek...