Bota

Humb jetën ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Me dhimbje të madhe lajmërojmë vdekjen e Sejdullah Hoxhës

6 Mars 2021, 19:02 Nga DOSJA
Humb jetën ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Me dhimbje të

KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të kosovës, Sejdullah Hoxha ka humbur jetën ditën e sotme. Gazeta Ekspress shkruan se lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e ish-deputetit Hoxha. Në njoftim shkruhet se varrimi i ish-deputetit do të bëhet në varrezat e qytetit Dragodan dhe se nuk do të jetë i mbyllur për shkak të Covid.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar. Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet në njoftim.

Sejdullah Hoxha ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e parë të tij.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni humb jeten ish-deputeti sejdullah hoxha humb jeten ish-deputeti sejdullah hoxha

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2021, 13:09

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat ...