Bota

Covid në Kosovë! 6 persona ndërrojnë jetë, infektohen 592 të tjerë

6 Mars 2021, 14:29 Nga DOSJA
Covid në Kosovë! 6 persona ndërrojnë jetë, infektohen

KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 592 raste të rjea. Autoritetet e shëndetësisë në Kosovë bëjnë me dije se nga 3 177 testimi kanë rezultuar pozitiv me Covid 592 raste të reja.

Viktimat janë shënuar në komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Kosovë ka shkuar në 72.500 raste, mes të cilëve kanë humbur jetën 1 640 persona.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove bilanci i covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2021, 13:09

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat ...

Bota 6 Mars 2021, 12:29

Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

Të gjithë duhet të kenë të drejtë për një test të shpejtë falas në javë për Covid-19, që nga 8 marsi. Testet do të kryhen në qendrat komunale, por edhe nga mjek...