Bota

“Qëndro larg Kosovës, koha jote mbaroi”, Grenell i përgjigjet ish-diplomatit gjerman

6 Mars 2021, 13:01 Nga DOSJA
“Qëndro larg Kosovës, koha jote mbaroi”, Grenell i

SHBA– Ish-i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kritikës së ish-diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili tha se tashmë ka mbaruar mandati i tij dhe Kosova i përket njerëzve të Kosovës.

“Wolfgang, ju e siguroni jetesën tuaj duke thënë këshilluar për politikën e jashtme. Ju u keni dhënë edhe iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë. Mos i heshtni homoseksualët për të marrë pjesë në atë që ju e bëni lirisht. Është homofobike. Jam gjithashtu i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin çdo ditë!”, ka shkruar Richard Grenell.

Përgjigjja e Grenell vjen pasi Wolfgang Ischinger shkroi në Twitter: “Ric, sinqerisht! Mjaft u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota richard grenell wolfgang ischinger richard grenell wolfgang ischinger

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2021, 12:29

Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

Të gjithë duhet të kenë të drejtë për një test të shpejtë falas në javë për Covid-19, që nga 8 marsi. Testet do të kryhen në qendrat komunale, por edhe nga mjek...