Politike

‘Mendova se kishte rënë bombë’/ Rama tregon historinë e politikanit të huaj që vizitoi Shqipërinë: Më morën nga zo

6 Mars 2021, 09:16 Nga DOSJA
‘Mendova se kishte rënë bombë’/ Rama tregon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, tregoi ditën e sotme nga Këshilli i Pulias një histori që i ka ndodhur me një politikan të huaj. Kreu i qeverisë tha se një ditë i erdhi një telefonatë nga zona VIP në aeroportin e Tiranës. Rama tha se u suprizua duke menduar më të keqen për bombë apo zjarr, pasi nuk kishte komunikuar më parë me to.


Ai vijoi historinë duke thënë se në Shqipëri kishte ardhur një politikan i majtë, mysliman i cili nuk donte të dilte nga aeroporti vetëm nëse do kishte masa të rrepta sigurie. Përgjegjësi i zonës VIP, i tha Ramës se ai kërkonte makina të blinduara dhe forca të armatosura. Rama nuk tregoi emrin e politikanit, mirëpo tha se është mjaft i njohur.

DEKLARATA:

Mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës Vip në aeroprotin e Tiranës, mendova se kishte ndodhur ndonjë bombë apo zjarr, pasi nuk kisha folur kurrë me këtë person. më thotë kemi një situatë të jashtëzakonshme, më thotë kemi një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë, e pyes nuk do të vijë? Jo jo me thotë, ka ardhur me policë, me gazetarë, më thotë nuk do të dalë, se do të shoqërohet me makina të blinduara dhe fora te armatosura, nuk po ju them kush është por është politikan i një vendi të rëndësishëm, një mysliman i të majtës. Të ishte dikush me paragjykime kaq të mëdha… i them personit a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at, po më thotë, po zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjatueshme për tu futur në Tiranë. I thashë thuajini se ne nuk ofrojmë një shërbim për tu futur në Kanadahar, ai mund të niset mbrapsht, nuk ndodhet në rripin e Gazës. Mbas 45 minutash debat për tu futur në Tiranë, të nesërmen ai më thotë me duhet t’ju kërkoj falje. I thashë pse, më tha kam qënë në shumë vende, e quaj veten që nuk mund të bie në një greminë, sikurse e prisja këtu, sepse Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që mendoja.

I thashë mos u shqetëso kështu e perceptojnë. Ai më përgjigjet, jo jo ju merreni me mend se bëra një xhiro në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. I thashë po, se nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri, ka vajza myslimane që vënë shami në kokë, po gra të mbulura nuk ka. Më tha shkova në Ministri të Brendshme dhe flisnin anglisht, i thashë eee, lereni….

Po po më tha do ta bëja një gjë të tillë, i thashë ambasadores tone, ndiqe pak çfarë do të thotë ky tipi atje. Ai nuk tha gjëra të shëmtuara se kishte ardhur për të luftuar të keqen në vendin e tij por nuk tha asgjë, dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadorit, i thashë: Kryeministri u gjend i befasuar, më shumë se ju se ju nuk thatë asgjë, përgjigjia e tij, më thotë: Përshëndeteni, me inteligjencën e tij, ai do e kuptojë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne itali rama ne itali edi rama ne itali rama ne itali

Sondazh

Poll