Politike

30-vjetori i eksodit të shqiptarëve/ Rama shkon në Itali, pritet nga Di Maion, kërkon që shqiptarëve t’u njihet patenta.

5 Mars 2021, 16:16 Nga DOSJA
30-vjetori i eksodit të shqiptarëve/ Rama shkon në Itali, pritet

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në tokën italiane, në kudër të vizitës dy ditore për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të marsit 1991. Kryeministri Rama ka zbritur në Bari, ku është pritur nga Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe kryetari i Bashkisë, Michele Emiliano.

I pari që e mori fjalën ishte Emiliano, i cili u shpreh se ishte mjaft i nderuar që të priste Ramën aty. Vetë kryeministri Rama tha se për Italinë Shqipëria është i njëjti vend, nëanën tjetër të detit, teksa u shpreh se do mbeten të paharrueshme momentet kur shqiptarët udhëtuan drejt Italisë 30 vite më parë. Sipas Ramës, italianët kanë treguar që kanë qenë miqtë më të mirë për shqiptarë në momente të vështira.

Ndërsa Di Maio tha se Rama është gjithashtu një mik i dashur për Italinë dhe sot kujtojnë këtë periudhë të vështirë e dramatike për vendin tonë. Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar publikisht ministrit të jashtëm të Italisë, që të merret me njohjen e patentace shqiptare në Itali. I pranishëm në vendin fqinj në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve, Rama tha se kanë mbetur korridoreve të burokracisë italiane. Me humor shtoi se shqiptarët dinë të shkojnë e t’i japin makinës pa patentë, njësoj si napoletanët, ndërsa Di Maio nisi të qeshte, por tha se kjo gjë nuk lejohet.

Më pas, Kryeministri ka marrë pjesë në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, ku krahas një video që ka ndarë në rrjetet sociale shkruan se sot është një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve.

Dy ditë më parë, mediat italiane zbardhën axhendën e kryeministrit Rama do të ndjekë kryeminisitri Edi Rama në datat 5 dhe 6 mars gjatë vizitës zyrtare. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve në Itali, Rama do të jetë i pranishëm në Pulia sot, aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut.

Prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Rama do të marrë pjesë edhe në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira. Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 30-vjetori i eksodit te shqiptareve edi rama ne itali 30-vjetori i eksodit te shqiptareve edi rama ne itali

Sondazh

Poll