Politike

E provokoi me filxhanin/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Duro Edi, duro…. Sa për E dhe L, kokën hëngshi se i more vetë në

5 Mars 2021, 16:36 Nga DOSJA
E provokoi me filxhanin/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Duro Edi,

TIRANË- Kryetarja e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi i është përgjigjur, Kryeministrit Rama, pasi ky i fundit ka postuar një video të politikanes teksa lexonte filxhanin. 

Kryemadhi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku dhe i është drejtuar Ramës, shkruan se ato letrat që i nxorri mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, do e hedhin përtokë. Kryemadhi ka sqaruar se E dhe L nuk janë Edi Rama dhe Lulzim Basha, siç nënkuptoi Kryeministri në videon e postuar, por Erion Veliaj dhe Lefter Koka, duke shtuar se këto të fundit i mori vetë në ‘qafë’. 

Në këtë mënyrë Kryemadhi, ka hedhur poshtë ‘komplotin’ e Ramës, se ai së bashku me Bashën po ia punojnë pas shpine.

Po ashtu, kryetarja e LSI-së, në postim shkruan se kreu i qeverisë ka miratuar një vendim me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve. 

POSTIMI I PLOTË: 

Duro Edi, duro…. se ato letrat në tokë do të hedhin përtokë. Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër. Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë… Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…

Kryeministri Edi Rama, ka kthyer në video-komike momentin kur Monika Kryemadhi hedh fletët në tokë në emisionin ‘Opinion’. Rama shkruan se Kryemadhi ka një rrugë për të bërë e se një person me E i ka bërë magji.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll