Politike

Alibeaj takon banorët e Zharrëzës: Qeveria Rama shkatërroi ekonominë tuaj, më 25 prill votoni për ndryshimin e shumëprit

5 Mars 2021, 16:05 Nga DOSJA
Alibeaj takon banorët e Zharrëzës: Qeveria Rama shkatërroi

FIER- oordinatori politik i PD-së për Qarkun Fier, Enkelejd Alibeaj ka takuar banorë të Zharrëzës, Bashkia Patos, fshatit që jeton mbi arin e zi, por që ka mbetur në pikë të hallit!

Alibeaj ka bashkëbiseduar me banorët, si dhe kanë shkëmbyer ide mbi jetën e tyre dhe hallet e pafundme që ua ka shtuar rilindja dhe kryeministri në ikje Edi Rama. Banesat e dëmtuara dhe situata ekonomike kanë qenë problemet, që banorët thanë se i shqetësojnë më shumë.


“Zgjidhjen e halleve tuaja e keni vetë në dorë! Në 25 prill votoni që shtëpitë e dëmtuara të mos bien mbi kokë por tu bien qeveritarëve dhe Ramës si përgjegjësi kryesor i kësaj situate”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj dëgjoi shqetësimin për energjinë e dobët dhe rrjetin tejet të amortizuar, ndihmën ekonomike që është e pamjaftueshme, pasi nuk përballon dot koston e ilaçeve jo më dritat, ujin, ushqimet! Banorët thanë se qeveria e bashkia Patos nuk e çajnë kokën fare e jo të interesohen për hallet e banorëve.

Po ashtu, Alibeaj shprehu keqardhjen për situatën dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit qendror dhe vendor, si dhe ju kujtoi familjeve që vizitoi se fatin e tyre e kishin në dorë vetë, pasi të kujtonin se çfarë kaluan këto 8 vite, çfarë shërbimesh morën dhe si i kanë xhepat, ku i kanë fëmijët e tyre, kush ishte shkaktari që u larguan nga vendi ne dhe të huaj.

-“25 prilli është dita e ndryshimit dhe gjykimit që të mos na bjerë mbi kokë sërish Rama dhe qeveria e tij, siç po bien shtՃpitë tuaja! – u shpreh Enkelejd Alibeaj, koordinatori politik i qarkut Fier.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll