Politike

Presidenti Meta bën homazhe për Komandantin e UÇK-së Adem Jashari dhe familjen e tij: Sakrifica e tyre në themel të së ar

5 Mars 2021, 15:39 Nga DOSJA
Presidenti Meta bën homazhe për Komandantin e UÇK-së Adem

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta, ka qenë në Kosovë, ku dhe ka kryer homazhe te tek varri i kreut të UÇK-së, Adem Jashari, pasi dita e sotme shënon 23-vjetorin e vdekjes së tij së bashku me 56 anëtarët e familjes. 

Meta shprehet se Adem Jashari dhe familjarët e tij dëshmuan sakrificën më sublime për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve, kudo ata jetojnë. Meta thekson se gjaku i dëshmorëve qëndron në themel të të ardhmes europiane të vendit tonë.

“Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët. Të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë!”- shkruan ai. 

 Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënies së heroit Adem Jashari dhe 56 anëtarëtarëve të familjes së tij. Në mars të vitit 1998, Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 23 vjetori i vrasjes se adem jasharit ilir meta 23 vjetori i vrasjes se adem jasharit ilir meta

Sondazh

Poll