Politike

“Duhet përmendur plotësimi i kushteve”/ PE korigjon deklaratën për Shqipërinë pas thirrjes së Legës

5 Mars 2021, 15:30 Nga DOSJA
“Duhet përmendur plotësimi i kushteve”/ PE korigjon

TIRANË– Parlamenti Europian ka korigjuar deklaratën e parë, pas thirrjes së bërë nga Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega. Pak orë pasi ky i fundit kërkoi të shtoheshin në deklaratë plotësimi i kushteve për futjen në Bashkimin Europian, PE-ja ka sjellë një deklaratë të përditësuar.

Këtë herë është shtuar pjesa që kërkon që thirrja e konferencës së parë ndërqeveritare të bëhet menjëherë sapo të përmbushen kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.

Pjesa e deklaratës së ndryshuar

Si ishte:

Ata kanë kërkuar edhe njëherë nga vendet anëtare hapjen e mënjëhershme të bisedimeve të pranimit në BE. Duke theksuar edhe njëherë që negociatat do të kërkojnë angazhime të mëtejshme për të zbatuar në mënyrë efektive kuadrin ligjor BE dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve.

Si u përditësua:

Ata mbështesin thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme, pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian, i cili do të shënonte zyrtarisht fillimin e negociatave të pranimit me BE. Ata vërejnë se për të siguruar që procesi i pranimit është i besueshëm, duhet të përmbushen piketa për të përparuar drejt anëtarësimit në BE. Aktorët rivalë po kërkojnë të minojnë integrimin e mëtejshëm dhe stabilitetin politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënvizojnë eurodeputetët.

PE deklaroi sot se në Komisionin për politikë të jashtme u miratuan raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku thuhej se ishin përmbushur kushtet. Por Lega kërkoi që kjo gjë të ndryshohej dhe të shtohej plotësimi i kushteve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david lega raporti i parlamentit europian david lega raporti i parlamentit europian

Sondazh

Poll