Politike

Raporti i PE për Shqipërinë, Lega kërkon të korigjohet deklarata: Duhet përmendur plotësimi i kushteve

5 Mars 2021, 13:40 Nga DOSJA
Raporti i PE për Shqipërinë, Lega kërkon të korigjohet

TIRANË– Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega përmes një statusi në ‘Tëitter’ ka kërkuar që të korrigjohet deklarata e Parlamentit Europian. Ai shkruan se në raport nuk është përmendur përmbushja e kushteve të vendosuar nga Këshilli i BE.

Reagimi në Twitter i David Legea:

‘KORRIGJIMDeklarata për shtyp e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet PE-Shqipëri thotë se ne mbështesim mbledhjen për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe nisjen pa vonesa të mëtejshme të negociatave të anëtarësimit.POR ka harruar të përmendë ‘…pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i BE’.Ky është një gabim i dukshëm, tepër i rëndësishëm, pasi kushtëzimi është jetësor në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të korrigjohet, me kërkesën time’.

PE deklaroi sot se në Komisionin për politikë të jashtme u miratuan raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku thuhej se ishin përmbushur kushtet. Por sipas Legas, kjo deklaratë duhet të ndryshohet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david legea raporti i parlamentit europian david legea raporti i parlamentit europian

Sondazh

Poll