Politike

Bamir Topi dha dorëheqjen, Sali Shehu zgjidhet kryetari i ri i FRD-së

5 Mars 2021, 12:43 Nga DOSJA
Bamir Topi dha dorëheqjen, Sali Shehu zgjidhet kryetari i ri i FRD-së

TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Partisë ‘Fryma e re Demokratike’, të cilët vendosën në mënyrë unanime Sali Shehun si kryetarin e ri të FRD-së. Shehu, më parë mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Ky vendim u mor një javë pas dorëheqjes së dhënë nga ish-kryetari, Bamir Topi.

Gjatë mbledhjes u miratua në unanimitet të plotë dhe koalicioni me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit. Shehu u bëri thirrje anëtarëve që të mbështesin kolacionin ‘Aleanca për ndryshim’.

Deklarata e plotë për mediat:

Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje.

Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Zyra e Shtypit FRD

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bamir topi sali shehu bamir topi sali shehu

Sondazh

Poll