Politike

PE kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndryshon deklaratën pas thirrjes së eurodeputetit Le

5 Mars 2021, 11:29 Nga DOSJA
PE kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

TIRANË– Parlamenti Europian publikoi sot një thirrje ku kërkoi që të nisnin negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa vonesa të reja. Deputetët e PE-së kanë kërkuar edhe njëherë nga vendet anëtare hapjen e mënjëhershme të bisedimeve të pranimit në BE, duke theksuar edhe njëherë që negociatat do të kërkojnë angazhime të mëtejshme për të zbatuar në mënyrë efektive kuadrin ligjor të BE-së dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve.

Por deklarata u përditësua më vonë, duke shtuar edhe pjesën ku kërkohej plotësimi i kushteve nga vendeve kandidate për tu futur në BE. Kjo gjë ndodhi pasi eurodeputeti David Lega u shpreh i prerë kur tha se nuk ka Europa pa plotësuar kushtet e nevojshme. 

Shkrimi i plotë nga REL

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kushtet, Parlamenti kërkoi që për të dyja shtete të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja. Sa i përket Shqipërisë, përmes këtij raporti është përshëndetur përkushtimi i Tiranës zyrtare për integrimin evropian, fqinjësi të mirë dhe zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimeve.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që reformat në sistemin e drejtësisë të jenë të pakthyeshme sepse ato janë një prej kushteve kryesore për përparim në procesin e integrimeve. Eurodeputetë kanë kërkuar që zgjedhjet e muajt prill në Shqipëri të zhvillohen sipas standardeve demokratike, duke nënvizuar se ato do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike në vend dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik.

Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile. Eurodeputetët kanë shprehur mirënjohje për përkushtimin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut për raporte të mira fqinjësore, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe në të njëjtën kohë kanë shprehur keqardhje për mungesën e një zgjidhjes të çështjeve të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. PE-ja u ka bërë thirrje të dyja vendeve që përmes dialogut konsturktiv të kërkojnë një kompromis.

Të dyja këto shtete kandidate janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i BE-së tashmë ka marrë vendimin që të nisin bisedimet, por nuk ka caktuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut kjo është bllokuar nga Bullgaria e cila ka parashtruar kërkesa që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin, për të cilat ka interpretime të ndryshme në Shkup dhe Sofje. Për Shqipërinë, disa shtete anëtare duan të shohin më shumë përparim në reforma, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të shohin se si do të zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e prillit.

Pjesa e deklaratës së ndryshuar

Si ishte:

Ata kanë kërkuar edhe njëherë nga vendet anëtare hapjen e mënjëhershme të bisedimeve të pranimit në BE. Duke theksuar edhe njëherë që negociatat do të kërkojnë angazhime të mëtejshme për të zbatuar në mënyrë efektive kuadrin ligjor BE dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve.

Si u përditësua:

Ata mbështesin thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme, pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian, i cili do të shënonte zyrtarisht fillimin e negociatave të pranimit me BE. Ata vërejnë se për të siguruar që procesi i pranimit është i besueshëm, duhet të përmbushen piketa për të përparuar drejt anëtarësimit në BE. Aktorët rivalë po kërkojnë të minojnë integrimin e mëtejshëm dhe stabilitetin politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënvizojnë eurodeputetët.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike parla parlamenti evropian rezoluta e pe parla parlamenti evropian rezoluta e pe

Sondazh

Poll