Politike

Shpallet fituesi! Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, Rama: Jam i lumtur, investimi kap vlerën

5 Mars 2021, 11:16 Nga DOSJA
Shpallet fituesi! Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë

TIRANË- Biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë Yda Group. Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur sot fituese nga kompania shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.


Prezantimi u bë nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila u shpreh se aeroporti i Vlorës do të jetë “shtëpia e Air Albanias”, ndërsa përsëriti faktin se brenda disa javësh do të jetë funksional edhe Aeroporti i Kukësit. “Do të jetë shtëpia e Air Albania, do ketë industri të re të mirëmbajtjes së avionëve, do jetë një sektor i ri brenda industrisë së avionit, fakti që me negociimin e kontratës sa i përket aeroportit të Ramës, hapja e Aeroportit të Kukësit vetëm pak javë më pas.”-tha Balluku.

Ndërsa kryeministri Edi Rama foli për aeroportin si kanalin kryesor të zhvillimit kryesor të rajonit jurgor. Rama u ndal edhe tek Aeroporti i Rinasit dhe tha se investimi nga kompania shqiptare do të pasohet me investime të mëdha për ta kthyer pistën në një vend fluturimi edhe për përmasat e mëdha të avionëve.

(k.m;f.g;a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i vlores behgjet pacolli belinda balluku edi rama gara per aeroportin e vlores hapet gara per aeroportin e vlores aeroporti i vlores behgjet pacolli belinda balluku edi rama gara per aeroportin e vlores hapet gara per aeroportin e vlores

Sondazh

Poll