Politike

‘E kam pritur me padurim këtë ditë’/ Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Rama: Ka qënë një nga sfidat më të mëdha,

5 Mars 2021, 11:40 Nga DOSJA
‘E kam pritur me padurim këtë ditë’/ Ndërtimi i

TIRANE- Kryeministri Edi Rama foli sot për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që e ciolësoi si një nga sfidat e tij më të mëdha si kryeministër. Rama tha se procesi është ndjekur në mënyrë të rreptë, hap pas hapi dhe se janë bërë të gjitha projektimet.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Sikur të tregoja se sa shumë padurim e kam pritur këtë ditë, kam përshtypjen se do tregoja dhe shkruaja dicka që askush nuk do ta besonte. Ka qënë një nga sfidat më të bukura për mua si kryeministër, që ta bëja Vlorën me një aeroport ndërkombëtar. U kthye në sfidën më të tmerrshme, nga pengesat që u krijuan, pa asnjë lidhje. Është historia e një aventure që ka filluar vite më parë dhe për fat të keq në këto raste nuk është e lehtë, që tju shpjegosh të tjerëve se si një sfidë e tillë, gati e pamundur. U bënë studime, që nga gjeologjike, te ato të projeksioneve, te ato financiare. E rifilluam nga e para procesin, që u bë publik para disa vitesh, është shumë cilësor, ambicion e që i jep Vlorës, një hapësire të re të zhvillimit brenda kornizës se qytetit bregdetar. Pandemia goditi kudo, sektori i aviacionit ishte më i godituri. Shkaktoi dëme të jashtëzakonshme, pengoi vendet që të mos fusnin para. U la një kohë, u mendua që pas verës do të rifillonte procesi, përsëri ndodhi një tjetër problem i madh, Kompanitë patën probleme, u ndaluan nga BE që të përdorinin financimet e tyre jashtë. Unë marrë frymë i lehtësuar nga kjo barrë, për fat të mirë jam deputet në Vlorë dhe për fat të keq. Padurimi, proverbial i vlonjatëve është një nxitje e madhe, kur nuk ke gjë në dorë shënjestrohesh si gënjeshtar, si mashtrus, që nuk mban përgjegjësi për atë që thua, dhe për krijim videosh 3D. Fjalët dhe argumentimet nuk bëjnë një punë të madhe.

Lajmi kryesor: Shpallet fituesi! Kompania e Behxhet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, Rama: Jam i lumtur, investimi kap vlerën e 104 mln eurove

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i vlores edi rama aeroporti i vlores edi rama

Sondazh

Poll