Politike

Kompania fituese e Aeroportit të Vlorës/ Balluku: Kemi dizenjuar që në të ardhmen të jetë shtëpia e Air Albania

5 Mars 2021, 11:20 Nga DOSJA
Kompania fituese e Aeroportit të Vlorës/ Balluku: Kemi dizenjuar

TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cilësoi si eksperiencë ndërkombëtare atë të ndërtimit të dy kompanive për aeroportin e Vlorës. Balluku tha se gjatë rimëkëmbjes ekonomike, vendi do të ndërtojë aeroportet që ka premtuar qeveria.


“Konsorcimi i dytë, ai fitues, i regjistruar në Zvicer. Eksperienca e konsorciumit është e madhe mbi 6 aeroporte të ndërtuara e operuara nëpër botë dhe fuqia financiare e treguar në përputhje të plotë me kërkesat teknike financiare e legjislative që ka pasur ky konkurs. Kemi marrë një kohë të gjatë për të analizuar dokumentacionet, për të qenë të qetë e për ti dhënë Vlorës një investitor të vërtetë, jo një që do vinte e do mundohej e do e shiste atë koncesion, që fituesi të ketë kapacitet financiar për të ndërtuar një nga aeroportet më të rëndësishëm në vend. Ne ia dolëm në një kohë kur aviacioni është një nga fushat më të ndikuara negativisht nga pandemia e jo vetëm për momentin por si të gjitha treguesit e institucioneve ndërkombëtare thonë, edhe kur kjo betejë me pandeminë të fitohet aviacionit do i duhet nga 3-5 vjet për t’u rimëkëmbur. Shpresojmë që gjatë kësaj kohe të rimëkëmbjes të kemi mundësi të ndërtojmë aeroportet që kemi premtuar në territorin e Shqipërisë e sot njëri prej tyre do jetësohet duke nisur fazën e negociimit.

Lajmi kryesor: Shpallet fituesi! Kompania e Behxhet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, Rama: Jam i lumtur, investimi kap vlerën e 104 mln eurove

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i vlores belinda balluku aeroporti i vlores belinda balluku

Sondazh

Poll