Politike

Skadimi i kartave të ID, KQZ kërkesë Ministrisë së Brendshme: Shtyni afatin përtej 25 prillit 2021

5 Mars 2021, 11:48 Nga DOSJA
Skadimi i kartave të ID, KQZ kërkesë Ministrisë së

TIRANE- Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka kërkuar sot shtyrjen e afatit të skadimit të vlefshmërisë së kartave të identitetit. Në një postim në Tëitter, Celibashi shkruan:

Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.

Më herët, sot gjatë ditës edhe presidenti Ilir Meta kërkoi nga institucionet që të merren masat për të shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Janë afro 800 mijë shqiptarë me të drejtë vote të cilëve iu skadon karta e identitetit ose iu ka skaduar aktualisht deri më 25 prill që rrezikojnë të ngelen pa votuar. Edhe opozita është e të njëjtit qendrim në lidhje me këtë çështje ndërsa pritet vendimi përfundimtar nga Kuvendi dhe maxhoranca.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi skadimi i kartave te identitetit ilirjan celibashi skadimi i kartave te identitetit

Sondazh

Poll