Bota

Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, avokatët kanë kohë deri më 16 prill për të dorëzuar dosjes paraprake, prokurori d

5 Mars 2021, 09:18 Nga DOSJA
Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, avokatët kanë

HAGË–Ka përfunduar nisur seanca gjyqësore ndaj ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Gjykatën Speciale në Hagë. Vetë Mustafa nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou, ka thënë se avokati i Mustafës ka kohë që deri më 16 prill të vitit 2021, ta lajmërojë Zyrën e Prokurorit Special për nxjerrjen e materialeve të mbrojtjes.

Gjatë seancës, prokurori, ka deklaruar se është gati për fillimin e çështjes gjyqësore, pasi kanë mbaruar të gjitha hetimet. Ndërsa, nga ana tjetër, avokati i Mustafës, Julius Von Bone i  kërkoj një shtyrje të datës së afatit të dorëzimit të dosjes paraprake. Sipas tij koha më e përshtatshme, do të ishte data 16 prill, pasi do të iu ofronte kohë të mjaftueshme mbrojtjes për hetime.

Ndërsa, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet. Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në dhomën paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale. Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020.

Të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(d.a,k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll